
Klejdi Daci është zyrtarisht futbollisti më i ri i Teutës. Sulmuesi bashkohet me “Djemtë e Detit” pas eksperiencës me OKMK Olmaliq në Uzbekistan. Daci rikthehet te Teuta, ku shkëlqeu në sallonet e mëdha të futbollit shqiptar me 14 gola dhe 3 asiste në 75 ndeshje.
26-vjecari i është bashkuar menjëherë ekipit dhe ka nisur përgatitjet në Durrës për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Dinamos, që do të luhet të enjten në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 17:00.

Gjithashtu klubi ka finalizuar me sukses marrëveshjen me sulmuesin e majtë nga Bregu i Fildishtë, Manssour Fofana.
23-vjeçari i bashkohet Teutës pas disa viteve eksperiencë në kampionatin grek, ku ka veshur fanellat e Veria NPS, PAS Giannina dhe së fundmi AO Egaleo.
23-vjeçari do të forcojë repartin e avancuar, duke sjellë më shumë rrezikshmëri dhe gola në sulm. /kfteuta.al/



