Teuta kualifikohet në çerekfinale të Kupës, eliminoi Vorën

Teuta arriti një fitore të lehtë në stadiumin “Niko Dovana”, duke mundur me rezultatin 2-0 Vorën dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Të dy golat e takimit ishin spektakolarë. I pari u realizua nga Jurguens me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, ndërsa Toli vulosi fitoren duke mbyllur përfundimisht llogaritë e ndeshjes.

Bregdetarët kontrolluan lojën gjatë gjithë takimit dhe krijuan disa raste të tjera shënimi. Me këtë fitore, Teuta konfirmon formën e mirë dhe ambiciet për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion. /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *