Teuta njofton largimin e futbollistit Renaldo Torraj

Renaldo Torraj

KF Teuta ka përfunduar përpara kohe kontratën e bashkëpunimit me futbollistin Renaldo Torraj, me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve, vendim i cili hyn në fuqi menjëherë.

Torraj u aktivizua gjithsej në 8 ndeshje të kampionatit, por asnjëherë si titullar, duke grumbulluar gjithsej 108 minuta lojë. 21-vjeçari, i cili luan në krahët e sulmit, nuk arriti të ndikojë në ekip në dy fazat e para të Superiores.

KF Teuta e falënderon lojtarin për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive. /kf.teuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *