
KF Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Sebastián Gonzales Zela, me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve.
Zela, i cili iu bashkua ekipit në merkaton e verës, u aktivizua në 12 ndeshje me “Djemtë e Detit”, duke grumbulluar 628 minuta lojë. Megjithëse pritshmëritë ishin të mëdha, sulmuesi nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

Klubi e falënderon lojtarin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës. /kfteuta.al/



