Selmani dhe Kotobelli në formacionin ideal të javës së 12-të të Superiores

Dy futbollistë të KF Teuta janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 12-të të Superiores, pas performancës së lartë në fitoren 1-0 ndaj Vorës në stadiumin “Niko Dovana”.

Sipas vlerësimit të trajnerëve të ekipeve kombëtare, portieri Gentian Selmani u dallua me pritjet vendimtare kundër Vorës, ndërsa mbrojtësi Blerim Kotobelli shfaqi një paraqitje solide.

Kapiteni i Teutës ishte protagonist i madh, duke realizuar golin që i siguroi skuadrës tri pikët e çmuara ndaj Vorës.

Me këtë fitore, Teuta mban vendin e pestë në klasifikim, me vetëm një pikë diferencë nga Dinamo që renditet në vendin e katërt, me 18 pikë dhe 6 larg kreut. /kfteuta.al/