6 vite pas tërmetit! KF Teuta kujton viktimat dhe nderon solidaritetin

Sot shënohen 6 vite nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit 2019, ngjarje që la pas viktima, dëme të mëdha materiale dhe plagë të thella emocionale për qytetin e Durrësit dhe gjithë vendin.

Në këtë përvjetor, Klubi i Futbollit Teuta kujton momentet e vështira që qyteti përjetoi dhe solidaritetin e jashtëzakonshëm që u shfaq mes banorëve.

26 Nëntor 2019 – një datë që nuk është vetëm kujtim, por plagë e përbashkët e qytetit tonë. Në mes të dhimbjes, u bashkuam si familje. U ngritëm bashkë, u ndihmuam, u forcuam.

26 Nëntori do të mbetet gjithmonë një kujtesë e brishtësisë së jetës, por edhe e forcës së shpirtit durrsak.

Në këtë datë, KF Teuta nderon viktimat e tërmetit dhe shpreh mirënjohje për ata që ndihmuan, sakrifikuan dhe dhanë shpresë. /kfteuta.al/

Tags: