
Ergis Arifi ishte protagonisti i madh i Teutës në fitoren 3-2 kundër Flamurtarit. Talenti durrsak shënoi golin e dytë që i dha avantazhin 2-1 bregdetarëve.
Kjo ishte ndeshja e parë si titullar për Arifin, i cili luajti në pozicionin e qendërsulmuesit, duke shfaqur versionin e tij më të mirë.
18-vjeçari u zgjodh lojtari i ndeshjes për paraqitjen e shkëlqyer në fushë.
Në intervistën për RTSH, Arifi u shfaq i lumtur për fitoren dhe çmimin, që vjen pas një periudhe të vështirë.
“Kisha shumë që e prisja, kisha që parvjet pa bërë gol. Kam një vit e gjysmë që stërvitem për këtë moment dhe ja ku erdhi. Është një frymë e re në ekip, një grup i ri, ndjehem shumë mirë dhe sot që luajta në formacion shfaqa vlerat e mia. Shpresoj të vazhdojmë kështu në çdo ndeshje dhe të ngjitemi sa më lart me ekipin. Tifozët janë lojtari i 12-të dhe ndihemi shumë mirë kur janë të shumtë në stadium,” tha Arifi për “RTSH Sport”.



