
Teuta vazhdon me përgatitjet në terren për ndeshjen e javës së tetë të Superiores kundër Flamurtarit, që do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, duke nisur nga ora 17:00.
Atmosfera në kampin durrsak është e shkëlqyer pas ndeshjeve të fundit, dhe kërkohet të vazhdohet me serinë e rezultateve pozitive.
Trajneri Dobi e ka të gjithë grupin e gatshëm, dhe në shtëpi, përballë publikut vendas, do të hedhë të gjitha “kartat” në fushë me qëllimin e vetëm për të marrë tri pikët kundër Flamurtarit, që ndodhet në fund të klasifikimit.
Statistikat në përballjet direkte flasin për Teutën, me 3 fitore, një barazim dhe një humbje në 5 takimet e fundit. Ndeshja e fundit e zhvilluar në Superiore mes dy ekipeve i takon vitit 2020, ku Teuta fitonte në Vlorë me shifrat 3-2, me një dopietë të Lorenc Vilës. /kfteuta.al/



