
Teuta përfitoi nga ndalesa e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve për të zhvilluar një test miqësor.
“Djemtë e Detit” testuan veten në ndeshjen kundër KF Luz i Vogël 2008, duke fituar me shifrat 2-1.
Paraqitja ishte e shkëlqyer nga ekipi i drejtuar nga trajneri Dobi, i cili u dha minuta edhe futbollistëve që janë aktivizuar më pak gjatë kampionatit.

Në tërësi, loja foli për Teutën, që e dominoi kundërshtarin në çdo aspekt.
Alushi zhbllokoi rezultatin duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes, por festa nuk zgjati shumë, pasi Teuta përmbysi gjithçka.
Golat u shënuan nga mesfushori Wotlai, në minutën e 32′. 22-vjeçari është përshtatur menjëherë te Teuta. Ndërkohë, në pjesën e dytë, futbollisti polak Jakub Myszor realizoi golin e avantazhit për 2-1. /kfteuta.al/