Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me Arbër Çyrbja

KF Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Arbër Çyrbja, me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve. Futbollisti 32-vjeçar pati pak minuta në dispozicion gjatë këtij sezoni nga trajneri Dobi, por sa herë iu dha mundësia, dha kontributin e tij për skuadrën.

Çyrbja, i cili hapat e parë në futboll i hodhi pikërisht në Durrës, largohet nga ekipi pas rreth dy vitesh. Gjatë aventurës së tij me bregdetarët, ai ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë.

Klubi e falenderon Arbër Çyrbjen për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës dhe i uron suksese në hapat e ardhshëm të karrierës së tij. /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *