Lajme

Kampionati Abissnet
20/08/2025

Shtyhet ndeshja ndaj Dinamo City-t

Njoftim zyrtar i klubit.   Ndeshja e planifikuar mes KF Teuta dhe FC Dinamo City, e cila ishte e programuar të zhvillohej të dielën, më 24 gusht, është shtyrë.   Ky ndryshim vjen për shkak të angazhimit të ekipit të Dinamo City në garat ndërkombëtare, UEFA Conference League.   Data e re e zhvillimit të ndeshjes do të bëhet e ditur në vijim.   Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!  …
Kampionati Abissnet
11/08/2025

Vila Jep Sinjale Pozitive: “Jemi Gati për Çdo Sfidë”

Durrës, 11 Gusht 2025 – Ajo që mund të them me bindje është se ekipi është më i bashkuar se kurrë. Kemi kaluar momente të vështira sezonin që lamë pas, por kemi punuar fort, me përkushtim dhe besim te njëri-tjetri. Tani jemi gati për çdo sfidë që na del përpara – brenda apo jashtë fushe. E dimë që rruga nuk është e lehtë, por me këtë shpirt grupi dhe me mbështetjen e tifozëve tanë, mund të arrijmë gjëra të mëdha. …
Kampionati Abissnet
07/07/2025

KF Teuta prezanton presidentin dhe stafin e ri administrativ.

Durrës, 7 Korrik 2025 – KF Teuta ka hyrë në një etapë të re zhvillimi, duke prezantuar sot zyrtarisht presidentin dhe stafin e ri administrativ në një konferencë për shtyp të mbajtur në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”. Ky riorganizim shënon një hap të rëndësishëm drejt një vizioni të ri për klubin durrsak. Në qendër të këtij ndryshimi qëndron emërimi i z. Fatos Troplini si President i ri i KF Teutës. Me përvojën dhe angazhimin e tij, z. Troplini synon të rikthejë lavdinë e dikurshme të klubit dhe ta udhëheqë …