Kupa e Shqipërisë, Teuta sfidon Egnatian në çerekfinale

Sot, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, u hodh shorti i Kupës së Shqipërisë për fazën çerekfinale të kompeticionit.

Goglat kapriçoze e vendosën Teutën përballë Egnatias, finaliste e edicionit të kaluar, duke sjellë një duel mjaft interesant që në këtë fazë të turneut.

Ndeshja e parë çerekfinale do të zhvillohet në Durrës, më 11 shkurt, në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa takimi i kthimit është programuar më 4 mars në “Arena Egnatia”.

Përballë do të jetë një kundërshtar i vështirë, që ka dominuar futbollin shqiptar në sezonet e fundit, por Teuta e ka Kupën si objektiv dhe do të bëjë gjithçka për të kaluar në raundin tjetër të kompeticionit. /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *