
Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja Teuta–Flamurtari, e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, e vlefshme për javën e 26-të të Superiores.
Tifozët ishin të shumtë në stadium, duke mbushur shkallët e tij.
45 minutat e para ishin nën pritshmëri, pasi munguan rastet e pastra për gol.
Në pjesën e dytë, Flamurtari kaloi në avantazh pas një autogoli të Arifit.
Në disavantazh, Teuta ndryshon marsh dhe rrezikon më tepër pas ndryshimeve të trajnerit Dobi.
Daci, i cili erdhi nga stoli, shënoi një gol mjaft të bukur duke ndezur stadiumin.
Në ekuilibër 1-1, Teuta insiston më tepër, por në fund nuk arrin të shfrytëzojë rastet e krijuara dhe gjithçka u mbyll në barazim.
Pas javës së 26-të, Teuta mban vendin e gjashtë në kampionat me 34 pikë në klasifikim, 5 larg Dinamos së vendit të katërt. /kfteuta.al/



