
Teuta në futboll për femra shokon Vllazninë duke e mundur edhe në Shkodër 2-1 dhe kualifikohet në finale të Kupës së Shqipërisë.
Pas suksesit në Durrës, Teuta triumfoi edhe në stadiumin “Loro Boriçi”, duke i dhënë një goditje të fortë ekipit të Vllaznisë, që në dekadën e fundit ka dominuar futbollin e femrave.
Vajzat durrsake treguan siguri dhe efikasitet, duke siguruar biletën për në finale.
Protagoniste absolute për Teutën ishte Da Silva, e cila spikati me një dopietë, ndërsa Vllaznia nuk arriti të përmbysë disavantazhin pavarësisht përpjekjeve.
Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, Apolonia do të përballet me Gramshin në Fier më 12 shkurt. /kfteuta.al/

