20/08/2025 58 0 Njoftim zyrtar i klubit. Ndeshja e planifikuar mes KF Teuta dhe FC Dinamo City, e cila ishte e programuar të zhvillohej të dielën, më 24 gusht, është shtyrë. Ky ndryshim vjen për shkak të angazhimit të ekipit të Dinamo City në garat ndërkombëtare, UEFA Conference League. Data e re e zhvillimit të ndeshjes do të bëhet e ditur në vijim. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!