Përfundon në barazim pa gola ndeshja e javës së dytë së Abissnet Superiore.

Teuta doli me një pikë nga transferta e vështirë ndaj Partizanit, në një përballje që u zhvillua dje në stadiumin “Arena e Demave” dhe që u mbyll me rezultatin 0-0.

Ndeshja u karakterizua nga ritëm i lartë dhe përpjekje të vazhdueshme nga ekipi ynë, por pa gola. Skuadra tregoi disiplinë dhe organizim në çdo repart, duke mbrojtur me kujdes dhe duke tentuar me shpërthime të shpejta në sulm.

Tani vëmendja është e përqendruar te sfida e radhës, ku synimi do të jetë kthimi te fitorja.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *