
Teuta ka mbyllur bashkëpunimin me sulmuesit Mario Beshiraj dhe Jakub Myszor.
Pas ndryshimeve në dritaren e transferimeve të janarit, stafi teknik, së bashku me bordin drejtues, kanë vendosur që të ndërpresin kontratën me konsensus me të dy lojtarët e repartit të sulmit.

Në 18 ndeshje në kampionat, Beshiraj kontribuoi me 3 gola, ndërsa u aktivizua edhe në një ndeshje në Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë, sulmuesi polak u aktivizua në 13 ndeshje, por pa mundur ta dërgojë topin në rrjetë.
Klubi i falënderon futbollistët për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës. /kfteuta.al/
