U shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’, Selmani: Tri pikë të arta për Teutën!

Gentian Selmani u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” për paraqitjen e tij në fitoren 1-0 ndaj Dinamo City.

Portieri i Teutës ishte vendimtar me pritjet e tij në triumfin ndaj “nëndetëses”, në ndeshjen e prapambetur të kampionatit.

Fitorja — “Ishte një ndeshje intensive, kishim pak stres se kishim dy barazime. Vinim nga një ndeshje e mirë me Vorën, por ku nuk u arrit rezultat. Në këtë ndeshje sakrifikuam, u përqendruam, bëmë një ndeshje të mirë dhe ia dolëm të merrnim tri pikët”.

Momenti më i vështirë “Dinamo kishte raste që i humbi, ishte traversa. Por pritjet janë detyra, do punoj të ndihmoj ekipin, të bëj ndeshje të mira si kjo çdo herë. Po punojmë, shpresojmë që të kemi këtë ritëm”.

Paraqitja — “Unë si portier duhet të tregoj veten me pritje fillimisht. Normalisht do bësh edhe rolin e liderit pastaj, se roli i portierit është i veçantë te një ekip. Ne kemi ekip të ri, që kanë ardhur shumë të rinj, por është e mirë që kanë shumë eksperiencë në Superiore, nuk është se nuk kemi luajtur asnjëherë. Por duhet kohë, se tre javë kemi që jemi afruar, në përgatitje kemi qenë pak, kemi qenë praktikisht me U19. Jemi bashkuar, duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe kemi ndeshjen e radhës shumë shpejt, atë me Vllazninë”.

Karriera — “Kam kaluar situata të vështira, kur isha te Tirana me dëmtimin e rëndë. Viti i kaluar nuk ishte mirë, me ulje-ngritje, nga unë e ekipi nuk shkoi si duhet. Por unë kam punuar shumë, dua të qëndroj me këmbë në tokë, të përmirësohem çdo ditë, qoftë edhe 1%, që të ndihmoj ekipin”. /kfteuta/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *