
- 22
- 0
Teuta ndalet në barazim ndaj Vorës.
Teuta barazoi 1-1 në përballjen e djeshme ndaj Vorës, në një ndeshje ku ekipi ynë tregoi dominim të qartë, veçanërisht gjatë pjesës së parë.
Goli i avantazhit erdhi në minutën e 33-të, pas një goditje këndi të ekzekutuar saktë nga Higor Vidal. Në vijim, Zogos goditi me kokë dhe topi, pas devijimit të Shehit, përfundoi në rrjetë – autogol që i dha epërsinë Teutës. Pjesa e parë u dominua nga djemtë tanë, me kontroll të lojës dhe disa tentativa të rrezikshme.
Në pjesën e dytë, Vora reagoi dhe në minutën e 77-të arriti të barazojë rezultatin me golin e Tabakut. Deri në fund, skuadra jonë kërkoi golin e fitores, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Fokusi tashmë është te sfida e radhës ndaj Dinamo City-t ku objektivi mbetet i njëjtë: kthimi te trepikëshi.