<?php if ( ! defined( 'ABSPATH' ) ) { die( 'Direct access forbidden.' ); } /** * The Header for theme * * Displays all of the <head> */ ?><!DOCTYPE html> <html <?php language_attributes(); ?>> <head> <meta charset="<?php bloginfo( 'charset' ); ?>"> <meta name="viewport" content="width=device-width"> <link rel="profile" href="//gmpg.org/xfn/11"> <?php wp_head(); ?> </head> <body <?php body_class(); ?>> <?php /* WordPress 5.2 compatibility */ if ( function_exists( 'wp_body_open' ) ) { wp_body_open(); } else { do_action( 'wp_body_open' ); } if ( ! function_exists( 'elementor_theme_do_location' ) || ! elementor_theme_do_location( 'header' ) ) { get_template_part( 'tmpl/pageheader' ); } do_action( 'atleticos_wrapper_open' ); ?>
z. Renato Arapi
Drejtor Sportiv - KF TEUTA
Biografia:

Renato Arapi, i lindur më 28 gusht 1986 në Durrës, është një ish-futbollist profesionist shqiptar dhe aktualisht mban rolin e drejtorit sportiv në klubin tonë.

Karrierën e tij si futbollist e nisi në moshë të vogël me ekipin e të rinjve të Teutës. U dallua për aftësitë e tij si mbrojtës i majtë dhe qëndror, duke u bërë pjesë e ekipit të parë të Dinamo Tiranës në vitin 2002. Pas një periudhe me Dinamon, kaloi te Besa Kavajë, ku u shqua si një nga lojtarët më të qëndrueshëm të skuadrës dhe ndihmoi në fitimin e Kupës së Shqipërisë.

Në vitin 2008 pati një eksperiencë ndërkombëtare me klubin danez Silkeborg IF, ku qëndroi për një sezon si i huazuar. Pas kthimit në Shqipëri, ai u rikthye sërish te Besa e Kavajes ku fitoi Kupën e Shqipërisë. Me pas kaloi te Skënderbeu Korçë, skuadër me të cilën pati sukses të jashtëzakonshëm – duke fituar gjashtë tituj kampion radhazi në Superligën shqiptare (2010–2016) dhe duke luajtur në ndeshje të rëndësishme europiane në UEFA Champions League dhe Europa League.

Më pas kalon te ekipi i Partizanit ku kalon një periudhë të shkurtër të karrierës së tij, për tu transferuar më pas te Boluspor në Turqi ku luajti për 2 vjet e gjysëm dhe në vitin 2019 u rikthye te Teuta ku fitoi më pas Titullin Kampion, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën në sezonin 2020-21, dhe ku e mbylli karrierën si lojtar.

Ai gjithashtu ka përfaqësuar Shqipërinë në të gjitha nivelet kombëtare U18, U19, U21 – dhe ka zhvilluar disa ndeshje me kombëtaren A midis viteve 2011 dhe 2015.

Për tu mos lënë mënjanë është fakti që Arapi ka qënë gjithashtu dhe zëvëndës trajner te klubi i Arabisë Saudite Ohod. 

Në gusht të vitit 2021, menjëherë pas tërheqjes nga fusha e blertë, Renato Arapi u emërua drejtor sportiv i Teutës, rol në të cilin vazhdon të kontribuojë duke udhëhequr aspektin sportiv të klubit dhe menaxhimin e merkatos dhe zhvillimit të skuadrës.