Paul Bernardoni (lindur më 18 prill 1997) është një futbollist francez, i cili luan si portier për Teutën.
I formuar në futbollin francez, Bernardoni e nisi karrierën te Troyes dhe më pas ka luajtur për disa klube të njohura në Francë, ndër të cilat Bordeaux, Clermont Foot, Nîmes, Angers dhe Saint-Étienne. Gjatë karrierës së tij ka fituar një eksperiencë të rëndësishme në nivelet e larta të futbollit francez, ndërsa ka pasur edhe aventura jashtë vendit.
Portieri 1.90 metra i gjatë ka qenë pjesë e Kombëtareve të moshave të Francës, nga U-17 deri te U-21. Në vitin 2016 ai fitoi Kampionatin Europian U-19 me Francën.
Një tjetër moment i rëndësishëm në karrierën e tij ishte pjesëmarrja në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ku përfaqësoi Francën.
Me eksperiencën e tij në futbollin francez dhe atë ndërkombëtar, Bernardoni vjen te Teuta për të qenë një pikë e rëndësishme në formacion dhe për të sjellë siguri në portën e skuadrës.
