
Mark Dodaj
Përgjegjës i Përgatitjes Fizike dhe Analizës së Performancës - KF TEUTA
Biografia:
Mark Dodaj është një profesionist i angazhuar dhe me përvojë në fushën e përgatitjes atletike, i cili ka kontribuar në zhvillimin e sportistëve të rinj dhe ekipit të parë të KF Teuta.
I lindur qytetin e Pukës, përveç angazhimit me klubin, Dodaj ka qenë gjithashtu pjesë e stafit të Kombëtares së Femrave të Shqipërisë, dhe aktualisht është pjesë e kombëtares U-21 duke kontribuar në përgatitjen fizike të futbollistëve.
Ai gjithashtu ka dhënë kontributin e tij për të bërë të mundur liçensimin zyrtar në UEFA të profesionit të Përgatitësit Atletik, duke hapur rrugën për një standard të ri profesionalizmi në futbollin shqiptar. Me angazhimin e tij akademik në Universitetin e sporteve i jep klubit një avantazh të rëndësishëm, duke sjellë metoda moderne të trajnimit dhe analiza të avancuara për zhvillimin e lojtarëve.
Me përkushtim, pasion dhe profesionalizëm, Mark Dodaj synon të vazhdojë të kontribuojë në sukseset e KF Teuta dhe të futbollit shqiptar, duke ecur përpara me standardet e futbollit modern europian.