16
Grei Kuqi
pozicioni: SULMUES
Kombesia: Shqiptar
Ditelindja: 18/11/2008
Mosha: 17
Gjatesia: 177 cm
Biografia:
Grei Kuqi (lindur më 18 nëntor 2008) është një futbollist shqiptar, i cili luan si sulmues krahu për Teutën në Superiore.
I formuar në Akademinë e Teutës, Kuqi është një nga talentet më të spikatura të brezit të tij dhe në moshë shumë të re ka fituar mundësinë për t’u bashkuar me ekipin e parë. Ai debutoi në Superiore në moshën 17 vjeç e 26 ditë, në barazimin 1-1 ndaj Tiranës, duke u aktivizuar në minutën e 85-të.
Pavarësisht moshës së re, Kuqi ka treguar siguri dhe përkushtim në stërvitje, duke fituar besimin e stafit teknik. Aktivizimi me ekipin e parë është një tjetër dëshmi e punës që Teuta po bën me talentet e Akademisë.
Kuqi është gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare U-19, ku deri tani ka zhvilluar dy ndeshje.
Me talentin dhe potencialin që zotëron, Kuqi shihet si një nga lojtarët e rinj që mund të ketë një rol të rëndësishëm në të ardhmen e Teutës.
16

