77
Ardit Toli
pozicioni: Mesfushor
Kombesia: Albanian
Ditelindja: 12 Qershor 1997
Pesha: 71 KG
Gjatesia: 182 cm
Mosha: 28
Biografia:
Ardit Toli, me një karrierë solide në disa kampionate europiane dhe me përvojë në përfaqësuesen shqiptare. I lindur në Pire të Greqisë, Toli është formuar në akademinë prestigjioze të Olympiacos, ku ka hedhur hapat e parë drejt futbollit profesionist.
Pas disa sezoneve në Greqi, ai u transferua në Shqipëri ku u afirmua te KF Tirana, duke u bërë një nga shtyllat e mbrojtjes në elitën e futbollit shqiptar. Karriera e tij e çoi më pas në Ukrainë dhe Gjeorgji, përpara se të rikthehej sërish në Superiore me Dinamo City dhe së fundmi te Teuta Durrës, ku aktualisht aktivizohet.
Në fushë, Toli dallohet për vendosjen taktike, forcën fizike dhe qetësinë në situata presioni. Me një qëndrim profesionist brenda dhe jashtë fushe, ai sjell përvojë, lidership dhe balancë në repartin difensiv.
Në arenën ndërkombëtare, ka përfaqësuar Shqipërinë në të gjitha nivelet e moshave, duke debutuar me ekipin A në vitin 2022.
77
