44
Abdurraman Fangaj
pozicioni: mbrojtes
Kombesia: Shqiptar
Ditelindja: 12/10/1997
Mosha: 28
Gjatesia: 182 cm
Biografia:
Abdurraman Fangaj (lindur më 12 tetor 1997) është një futbollist profesionist shqiptar, i cili luan si mbrojtës i djathtë për Teutën në Superiore.
I lindur në Shkodër, Fangaj është formuar te Vllaznia, ku nisi rrugëtimin e tij në futboll. Gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Tërbunin dhe Laçin, përpara se të rikthehej te Vllaznia.
Në vitin 2022, Fangaj iu bashkua Egnatias, ku u shndërrua në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës duke fituar gjithçka, ndërsa grumbulloi edhe një numër të konsiderueshëm ndeshjesh në kompeticionet europiane.
Mbrojtësi shkodran dallohet për forcën fizike, markimin dhe kontributin në të dyja fazat e lojës. Krahas pozicionit në krahun e djathtë, ai mund të aktivizohet edhe si qendërmbrojtës.
Fangaj ka qenë gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare U-21. Në verën e vitit 2026, ai iu bashkua Teutës, duke sjellë në Durrës eksperiencën e fituar gjatë viteve në Superiore.
44

