Sherif Kallaku

10

Sherif Kallaku
pozicioni: mesfushor
Kombesia: Shqiptar
Ditelindja: 01/03/1998
Mosha: 28
Gjatesia: 181 cm
Biografia:

Sherif Kallaku (lindur më 1 mars 1998) është një futbollist profesionist shqiptar, i cili luan si mesfushor për Teutën në Superiore.

I lindur në Fushë-Krujë, Kallaku është një nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar të viteve të fundit. Ai e nisi karrierën në ekipet e moshave të Ilirisë dhe Olimpikut, ndërsa më pas kaloi te Tirana, Partizani dhe Akademia e Futbollit. Në sezonin 2016–17 pati edhe një eksperiencë në Itali me Cremonesen.

Në vitin 2017, Kallaku firmosi kontratën e parë profesioniste me Laçin, ku debutoi në Superiore. Një vit më vonë iu bashkua Teutës, ku shpërtheu si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Në dy sezonet e para me fanellën durrsake zhvilloi 65 ndeshje në kampionat dhe shënoi 21 gola.

Pas aventurës së parë me Teutën, Kallaku kaloi te Lokomotiva Zagreb në Kroaci, ndërsa pati edhe huazime te Teuta dhe Partizani. Më pas luajti me Tiranën dhe u rikthye sërish te Teuta në vitin 2023, ku në 20 ndeshje të kampionatit shënoi 6 gola. Pas kësaj ai vijoi karrierën në Rumani me Sepsi OSK dhe sezonin e fundit ishte pjesë e Vllaznisë.

Kallaku është një mesfushor me tipare sulmuese, i cili dallohet për teknikën, vizionin, pasimin dhe aftësinë për të shënuar. Ai është gjithashtu një lojtar i rrezikshëm në goditjet standarde dhe mund të luajë në disa role në mesfushë.

Në nivel kombëtar, Kallaku ka përfaqësuar Shqipërinë U-19 dhe U-21, ndërsa debutimin me Kombëtaren e bëri në vitin 2020. Me fanellën kuqezi ka zhvilluar 7 ndeshje.

Në verën e vitit 2026, Kallaku u rikthye për herë të tretë te Teuta, duke sjellë në Durrës eksperiencën e fituar gjatë viteve dhe objektivin për të ndihmuar klubin e zemrës në luftën për trofe.

10