Gentian Selmani

1

Gentian Selmani
pozicioni: portier
Kombesia: Albanian
Ditelindja: 9 Mars 1998
Pesha: 71 KG
Gjatesia: 186 cm
Mosha: 27
Biografia:

Gentian Selmani është një portier me përvojë të madhe në futbollin shqiptar dhe atë ndërkombëtar. I lindur në Krujë më 9 mars 1998, ai ka spikatur për profesionalizëm, vendosmëri dhe lidership në çdo skuadër ku ka luajtur. Karrierën e nisi te FK Partizani dhe u afirmua te KS Kastrioti e më pas te KF Laçi, ku shkëlqeu si kapiten dhe portier i besuar për katër sezone.

Eksperienca në Turqi me Menemenspor dhe Boluspor e rriti nivelin e tij, duke e bërë më të pjekur teknikisht dhe taktikisht. Pas një rikthimi të suksesshëm në Superiore me KF Tiranën.

Selmani u bashkua me KF Teutën në verën e vitit 2025, ku sjell qetësi, autoritet dhe eksperiencë në portë. Ai është gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar shqiptar, me paraqitje në të gjitha grupmoshat deri te Kombëtarja A.

1